Teliti: Skema e krimit ekonomik, e ngritur në çdo hallkë. Pres që Rama të distancohet nga Veliaj

Ditën e nesërme do të mbahet protesta e gjashtë e opozitës para Bashkisë së Tiranës. Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës tha se nëse këshilltarët pengohen të bëjnë detyrën e tyre, atëherë i lind e drejta çdo qytetari që të shprehë revoltën e tij, me mjete demokratike të mosbindjes civile.

Teliti: “Nëse do të përballemi me policinë, me radhët e policisë, me heshtjen, me mungesën e kryebashkiakut për të dhënë llogari, patjetër që i lind e drejta çdo qytetari për të protestuar me mjete demokratike të mosbindjes civile për të shprehur revoltën e tij. Është e drejtë e sanksionuar në Kushtetutë.

Dua të bëjmë transparencë dhe të gjejmë të vërtetën se ku kanë shkuar 30 milionë eurot e 5D , 135 milionë eurot e inceneratorëve. Veliaj ka detyrim të vijë para Këshillit Bashkiak.

Asnjë kërkesë nuk është shqyrtuar. Kemi kërkuar mbledhje të jashtëzakonshme, jemi 1 muaj e ca nga skandali që ka plasur dhe Veliaj nuk denjon të dalë para Këshillit Bashkiak dhe nuk denjon të japë llogari. Kërkesat tona janë kërkesa që bazohen në Kushtetutë, ligj dhe rregullore. Është e drejta jonë si këshilltarë për ta marrë në pyetje kryebashkiakun, për ta thirrur në interpelancë kryebashkiakun.

Dorëheqja e Veliaj duhet të ishte bërë që dje. Veliaj është zgjedhur ‘de juro’ kryetar i Bashkisë Tiranë. Veliaj është kryetar por ai ka dhe dy funksione të tjera, si drejtues i Autoritetit kontraktor, ai që firmos kontratat. Ai ka dhe funksionin e nëpunësit autorizues, ai që i jep drejtim çdo lloj pagese. Këto funksione përfshihen në pozicionet e kryetarit të Bashkisë Tiranë ose Veliaj është pjesë e kësaj skemë dhe duhet të japë dorëheqjen, por edhe në rastin tjetër që nuk është pjesë e kësaj skemë si është e mundur që i paskan rrëshqitur 29 kontrata dhe nuk ka kuptuar gjë.

Uroj që Rama të distancohet të paktën nga Veliaj.

Është një skemë e krimit ekonomik e ngritur në të gjitha qelizat, që nuk bëhet pa mbështetjen e pushtetit qendror. Shpresoj që Rama të distancohet nga Veliaj.”/tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne