Tensione në Kuvend/ Noka, Bardhi dhe Doda tentojnë të bllokojnë foltoren, shtyjnë punonjësit e Gardës

 Sërish tensione në Kuvend.

Ndërkohë që fjalën e ka marrë ministri Taulant Balla, demokratët Flamur Noka dhe Gazment Bardhi kanë tentuar t’i ndërpresin fjalën, ndërsa është dashur ndërhyrja e Gardës që  u bë gardh para foltores.

Më pas drejt foltores janë mbledhur edhe deputetë të tjerë, ku Flamur Noka dhe Petrit Doda shtyjnë punonjësit e Gardës./BW