Tensionet në Veri/ Policia e Kosovës merr në kontroll Banjskën, vijon operacioni për kapjen e agresorëve serbë

Një ditë pas sulmit terrorist që i mori jetën një efektivi të Policisë së Kosovës dhe la pas dy të tjerë të lënduar, situata në Veri të Kosovës është e qetë.

Ditën e sotme situata në fshatin Banjskë dhe përreth është e qetë, pasi policia tanimë ka kontrollin e zonës.

Megjithatë mësohet se operacioni i policisë ende vijon, ndërsa ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur me agresorët e tjerë serbë që u larguan nga manastiri i Banjskës pas ndërhyrjes.

Hyrja në fshatin Banjskë është e pamundur dhe se aty janë lejuar vetëm banorët e zonës, të cilët i janë nënshtruar një kontrolli të rreptë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne