Neutralizohen 2 terroristë të kërkuar në juglindje të Turqisë

Forcat turke të sigurisë “neutralizuan” dy terroristë të PKK-së në provincat juglindore të Sirnak dhe Dijarbakir, njoftoi sot ministri i Brendshëm i vendit, Ali Yerlikaya.

Yerlikaya tha se të dy terroristët ishin të përfshirë në sulme terroriste që rezultuan në vdekjen e 9 punonjësve të sigurisë dhe plagosjen e 21 të tjerëve.

Ercan Serhat, me emrin e koduar Reis Gulturan, ishte në kategorinë e kuqe të listës së terroristëve të kërkuar të Turqis. Ai u kap i gjallë me armën e tij, shkroi Yerlikaya në X.

Lista e të kërkuarve është e ndarë në 5 kategori të ndara me ngjyra, ku e kuqja është më e kërkuara, e ndjekur nga e kaltërta, e gjelbërta, portokalli dhe gri. Serhat planifikoi 7 sulme terroriste në Sirnak midis 2016 dhe 2022, sipas ministrit Yerlikaya.

Terroristi tjetër, Habib Karakoc, ishte me fletarrest të kategorisë gri. I njohur me emrin e koduar Agit Berxwedan, ai ishte i përfshirë në gjashtë sulme terroriste në Dijarbakir dhe provincën lindore të Musit.

Autoritetet turke përdorin termin “neutralizim” me çka nënkuptohet se terroristët në fjalë janë dorëzuar, vrarë ose janë kapur.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 35-vjeçare kundër Turqis, PKK, e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e më shumë se 40 mijë njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne