Një 43-vjeçar është proceduar penalisht, pasi tentoi të hynte në territorin e Republikës së Shqipërisë, me 45 600 euro të padeklaruara. Mësohet se 43-vjeçari u ndalua nga policia kufitare e Vlorës. Ndërkohë, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Port Vlorë- Kontrolle të shtuara nga shërbimet e Policisë Kufitare Vlorë, për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare. Tentoi të hynte në territorin e Republikës së Shqipërisë, me 45 600 euro të padeklaruara, procedohet penalisht 43-vjeçari.
Sekuestrohet shuma e parave.
Si rezultat i kontrolleve të imtësishme në hyrje/dalje të vendit, me objektiv parandalimin dhe konstatimin e paligjshmërive në kufi, shërbimet e Policisë Kufitare të Portit Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet doganore, kanë goditur një rast të mosdeklarimit në pikën e kalimit kufitar, të një shume të konsiderueshme parash.
Për këtë rast, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit Vlorë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. R., 43 vjeç, pasi gjatë kontrollit në vijën e dytë, në automjetin e tij tip furgon, u gjetën 45 600 euro që ai synonte t’i fuste në territorin e Republikës së Shqipërisë, pa i deklaruar konform ligjit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme./lapsi