“Tentoi të korruptojë kreun e Interpolit”, reagon Engjëll Agaçi: Do të padis për shpifje programin e RAI 3

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi ka bërë një reagim pasi u përmend nga një emision investigativ italian Report në RAI 3. Sipas RAI 3, personazhi kyç i marrëveshjes mes Italinë dhe Shqipërisë është Ëngjëll Agaçi, madje etiketohet si ish-avokat të trafikantëve të drogës.

Në një prononcim për median italiane “La repubblica”, Agaçi bëri me dije  se do të ngrejë padi për shpifje ndaj emisionit, pasi nuk është bërë as verifikimi i burimet e informacionit.

Kam lënë detyrën ligjore dhjetë vjet më parë dhe krahasimi i bërë nga programi televiziv Report është shumë i dëmshëm për reputacionin tim. Unë kam udhëzuar tashmë avokatët e mi italianë që të ngrenë një padi për shpifje kundër programit televiziv shtetëror italian. Burimet duhet të verifikohen dhe po ashtu edhe lajmet”, ka thënë Agaçi në reagimin e tij.

Në fokus të emsionit investigativ “Report” të RAI ishte marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italinë për emigrantet trajtoi mbrëmjen e së dielës marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për çështjen e emigrantëve. Sipas emisionit investigativ, Agaçi ka tentuar të korruptojë kreun e interpolit të Romës, për shkak të lidhjeve të tij me krimin.

Më tej, thuhet se marrëveshja për emigrantët mund të kushtojë rreth 1 miliardë euro, pa zgjidhur asnjë problem dhe me rrezikun që një pjesë e këtyre parave të sekuestrohet nga një sipërmarrës i njohur italian, i cili mburret me kredi në Tiranë.

Pjesë nga shkrimi në median italiane

“Dhe kostot tashmë janë jashtë kontrollit: ndërtimi i dy qendrave ka shkuar nga 35 milionë në 65 dhe rrezikon të rritet më tej duke qenë se afati i punimeve tashmë është shtyrë nga maji në prill. Kostot të cilat, siç del nga dokumentet e konsultuara nga raporti, do të përballohen me shkurtime të rënda për Ministrinë e Universitetit, Mjedisit dhe Shëndetësisë. Por ekziston edhe rreziku që një pjesë e parave të destinuara për Shqipërinë mund të përfundojnë duke fryrë llogaritë e Francesco Becchettit, nipi i diskutueshëm sipërmarrës i ras-ve të landfilleve Manlio Cerroni, themeluesi i Agon Channel. Shqipëria u dënua me 135 milionë euro dëmshpërblim për biznesmenin italian, por nuk ka ndërmend ta paguajë. Dhe për këtë arsye ai vendosi të sekuestronte në mënyrë parandaluese një pjesë të fondeve të destinuara për qeverinë e Tiranës. Por, raporti zbulon edhe identitetin e njeriut kyç në marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë: Engjëll Agaçi, Sekretari i Ramës.

Agaçi është një avokat i rëndësishëm shqiptar me zyrë edhe në Romë. Në të kaluarën, klientë të tij ishin edhe disa nga bosët kryesorë të mafies shqiptare, të gjykuar në Itali. Në vitin 2016, disa nga klientët e tij përfunduan në qendër të një polemike ligjore.

Sipas asaj që raportuan magjistratët italianë, shumë bosë të mafias shqiptare, të dënuar me dënime nga 10 deri në 20 vjet në Itali, u ekstraduan shumë lehtë në Shqipëri, ku pasi mbërritën ata vuanin dënime shumë më të ulëta ose madje u liruan nga burgu. Sipas raportit, avokati Agaci zë një nga postet qendrore të qeverisë Rama, si sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave. Kur Giorgia Meloni shkoi me pushime në Shqipëri këtë verë për të diskutuar detajet e marrëveshjes për emigrantët, ai ishte gjithashtu i pranishëm, përkrah Edi Ramës dhe kryeministrit italian.

Engjëll Agaçi ka qenë konsulent i kreut të Interpol General Lisi, oficer ndërlidhës mes Tiranës dhe Romës, në luftën kundër trafikut të drogës. Lisi duhej të menaxhonte një operacion pronash të paluajtshëm që kishte të bënte me zotërimin e disa tokave për fondacionin e tij dhe iu drejtua avokatit Agaci i cili e vuri në kontakt me një frontmen të Artur Shehut, kreu i trafikantëve të drogës në kontakt me Cosa Nostra dhe Sacra Corona Unita, Lisi na tha se nuk e dinte kush ishte Shheu dhe se kishte besim tek Agaci. Edhe Rama dhe qeveria jonë i besuan Agaçit, ishte ai që në rolin e këshilltarit ligjor të Ramës, ndoqi në emër të qeverisë shqiptare ankesën e paraqitur nga opozita në Gjykatën Kushtetuese shqiptare në lidhje me marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët. Agaci shpëtoi investimet milionere nga Italia që do të mbërrijnë në Shqipëri. Po flasim për rreth një miliard euro në 5 vjet./tpz

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne