Nga Bajramm Shabani
Teoria e katërt Politike e DUGINIT, mbështet konceptin e lirisë njerëzore si e drejtë natyrore dhe jo lirinë e individit të dhënë nga koncepti kulturor etnocentrik.
Dugini, te Teoria e Katërt Politike, bën thirrje që teologjia të kthehet si shkencë e studimit të fesë.
Drejtësia shoqërore, sovraniteti kombëtar, vlerat tradicionale, janë tre principet e mëdha mbi të cilën ngrihet kjo teori e cila, duhet thënë se është gjithnjë në evolim të vazhdueshëm.
Teoria e Katërt Politike e Duginit, ka për qëllim të huazojë elementet më të mira nga e majta-politike, si pshembull Drejtësia Shoqërore, duke refuzuar ATEIZMIN dhe MATERIALIZMIN.
Ndërsa nga e djathta Dugini përvetëson konservatorizmin, traditën, patriotizmin duke refuzuar KSENOFOBINË dhe RACIZMIN.
CILA ËSHTË ALTERNATIVA E BOTËS MULTIPOLARE SI KUNDËRPËRGJIGJE NDAJ BOTËS UNIPOLARE NEOLIBERALISTE.
Sipas Aleksandër Duginit RUSIA ka nevojë për një RILINDJE PERANDORAKE, jo për ta kthyer ish sistemin komunist të Bashkimit Sovjetik e as Rusinë cariste para Revolucionit te Tetorit 1917.
RUSIA ka nevojë të shndërrohet në Perandori Krishtere-bizantine-ortodokse në aleancë me Islamin, duke shmangur marshimin drejte komunizmit apo fashizmit. Por duke marrë anët pozitive si nga e djathta ashtu edhe nga e majta, dhe duke hedhur poshtë dukuritë negative të dy sistemeve siç janë ATEIZMI, MATERIALIZMI te e majta dhe KSENOFOBIA dhe RACIZMI te e djathta.
Oferta e Perandorisë Ruse ne botën postliberaliste nuk tenton ti imponojë të vërtetën e saj ruse dhe ortodokse-pravosllave popujve jorus, kulturave dhe qytetërimeve tjera, siç ka bërë Perëndimi.
Por qëllimi i Rusisë në botën MULTIPOLARE në rend te parë është ringjallja dhe forcimi i identitetit rus, dhe njëkohësisht për ti ndihmuar të tjerët në rilindjen e tyre dhe për ti mbrojtur diversitetet kulturore aq sa munden./Gazetaimpakt















