Tërmeti, mesazh ngushëllues nga Rusia

Ambasadori rus në Tiranë, Aleksandër Karpushin u është bashkuar vendeve të tjera perëndimore duke shprehur solidaritet me tërmetin e së shtunës. “Më lejoni që në emër tim dhe të Ambasadës Ruse të shpreh këqardhje në lidhje me tërmetin, që goditi Shqipërinë në datën 21 shtator”.

Ai thotë se në këto ditë mendimet dhe lutjet e tyre janë me të gjithë ata që u prekën nga tërmeti. “Falë Zotit, që Tirana dhe Durrës i qëndruan me dinjitet kësaj sprove. Në këto ditë mendimet dhe lutjet tona janë me të gjithë ata që u prekën nga tërmeti. Le të bekojë Zoti vendin Tuaj dhe popullin e guximshëm shqiptar”, shkruan ambasada ruse në një postim në Facebook.

Tërmedi shkaktoi shumë dëme materiale, fatmirësisht jo viktima. Sizmiologët u kanë bërë apel qytetarëve të qëndrojnë të qetë pasi nuk do të ketë lëkundje të tjere më me magnitudë të lartë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne