Tërmeti në Marok/ Vijojnë kërkimet për të gjetur të mbijetuar, rëndohet bilanci, mbi 2400 të vdekur

Rëndohet bilanci i viktimave nga tërmeti në Marok. Numri i njerëzve që vdiqën në tërmetin e së premtes është rritur tani në 2,497, deklaroi ministria e brendshme. 2,476 persona të tjerë u plagosën, tha ministria.

Ekipet e shpëtimit marokenë, të mbështetur nga ekipe nga jashtë, vazhdojnë sot në një garë gjithnjë e më të dëshpëruar kundër kohës për të gjetur të mbijetuar në rrënojat dhe për të ofruar ndihmë për qindra njerëz të pastrehë. Shtëpitë e këtyre të fundit u shndërruan në grumbuj rrënojash, pas tërmetit që goditi Marokun.

Autoritetet marokene njoftuan të dielën se ata ishin përgjigjur pozitivisht, “në këtë fazë” ndaj ofertave nga katër vende “për të dërguar ekipe kërkimi dhe shpëtimi”. Këto janë Spanja, Britania, Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Këto grupe do të kontaktojnë homologët e tyre në Marok për të koordinuar përpjekjet, shpjeguan autoritetet në një deklaratë për shtyp të lëshuar nga ministria e Brendshme. Spanja njoftoi se kishte dërguar tashmë 86 shpëtimtarë në Marok, të shoqëruar nga tetë qen të trajnuar posaçërisht, ndërsa një avion humanitar u nis të dielën nga baza ajrore Al Udeid e Katarit. Disa vende të tjera, Franca në SHBA dhe Izraeli, i kanë ofruar ndihmën e tyre Marokut pas tërmetit shkatërrues. Në pritje të vendosjes së ekipeve të huaja të kërkim-shpëtimit në terren, autoritetet marokene filluan ngritjen e tendave në Atlasin e Lartë, ku fshatrat u shkatërruan plotësisht nga tërmeti./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne