Prokuroria zbuti akuzën ndaj Rrajave, reagon Berisha: Me urdhër të Ramës, prokurorë armiq të ligjit, kriminelë të vërtetë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të prokurorisë për zbutjen e akuzës ndaj anëtarëve të fisit Rraja, të akuzuar për dhunë barbare ndaj dy kushërinjve Maja.

Berisha thotë se kjo gjë ka ndodhur me urdhër të Ramës, teksa i cilëson prokurorët armiq të ligjit, kriminelë të vërtetë.

“Shtazërinë e klanit kriminal Rraja, Prokuroria e Tiranës, apo ndryshe Prokuroria Felaj, me urdhër të Ramës e cilëson plagosje të lehtë, nga plagosje e rëndë dhe me qëllim që ishte. Prokurorë armiq të ligjit, kriminelë të vërtetë!”, shkruan Berisha.
Kujtojmë që pas akteve të dhunës la mdandatin e deputetit socialisti Rrahman Rraja ndërsa djali i tij vazhdon të jetë në kërkim nga policia.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne