Tërmeti shkund Shqipërinë, ndihen lëkundje të forta në disa qytete

Lëkundje të forta tërmeti janë regjistruar mëngjesin e sotëm rreth orës 02:42 në disa qytete të vendit.

Sipas informacioneve të para lëkundja ka qenë me magnitudë 4.6 të shkallës Rihter.

Epiqendra e tërmetit është regjistruar 48 kilometra në veriperëndim të Tiranës, 35 kilometra në veriperëndim të Durrësit. Raportohet se thellësia e valëve ka qenë 6.5 kilometra.Lëkundjet janë ndjerë dhe në Lezhë, Laç e Fushë-Krujë./BW 

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne