Tifozët fishkëlluan himnin e Izraelit, reagon islamofobi Blerim Latifi i quan ‘mjerana’

Islamofobi Blerim Latifi ka reaguar pas fishkëllimave të tifozëve në “Fadil Vokrri” gjatë intonimit të himnit të Izraelit.

Përmes një postimi në Facebook, Latifi i ka quajtur “mjerana” ata që kanë fishkëllyer himnin e Izraelit.

“Stadiumin n’lloç e kishe po i fishkëllojnë dikujt. Mjerana! “, ka shkruar Latifi.

Kosova e Izraeli janë duke u përballur në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Kujtojmë që Latifi ka mbështëtur Izraelin që në fillim të luftës me Gazën dhe sulmon sistematikisht muslimanët dhe islamin./gazetaimpakt 

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne