Tifozët në Angli kundër Izraelit: Për hir të Zotit, shpëtoni Gazën

Tifozët e futbollit në Angli vazhdojnë të kundërshtojnë pushtimin e Izraelit në Palestinë. Në ndeshjen e futbollit Everton-Auston Villa tifozët vendas kanë shpalosur një banderolë ku shkruhej, “Për hir të Zotit shpëtoni Gazën”.

Kjo nuk është hera e parë që tifozët në Angli shfaqin banderola në mbështetje të Palestinës duke u bërë thirrje vendeve të ndalojnë Genocidin që Izraeli po bën prej 100 ditësh në Gaza.

Në disa stadiume të rëndësishme në Britaninë e Madhe janë shfaqur banderola pro Palestinës dhe popullsisë muslimane në Gaza, duke dalë edhe kundër qeverisë së tyre, e cila ka mbështetur Izraelin dhe luftën e tij./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne