Tigri i shkretëtirës

Fahreddin Pashai ose Umar Fakhrud-Din Pasha (1868-1948) ishte komandant ushtrie dhe guvernator osman në Medinë nga viti 1916 deri më 1919. Për aftësitë e tij ai u quajt nga britanikët “tigri i shkretëtirës”.

Në vitin 1914, përpara se të mobilizohej Ushtria Osmane, Kolonel Fahreddin Beu emërohet komandant i Trupave XII të stacionuar në Mosul. Ai fitoi gradën osmane Mirliva më 12 nëntor 1914 dhe emërohet zëvendës komandant i ushtrisë së katërt të stacionuar në Aleppo.

Gjatë Luftës së Parë Botërore, në 23 maj 1916 Fahreddin Pashai i shtyu forcat e tij drejt Medines në Hixhaz për ta mbrojtur atë dhe më 17 korrik 1916 u emërua komandant i Forcave të Hixhazit.

Pashai jo vetëm që duhet të mbronte Medinën, por duhet të mbronte edhe hekurudhën e vetme të Hixhazit nga sulmet sabotuese të Lorencit të Arabisë dhe forcave të Sherif Husseinit, hekurudhë në të cilën vareshin të gjitha linjat e elogjistikës dhe furnizimit. Garnizonet osmane të vendosura nëpër stacionet e vegjël përgjatë hekurudhës së trenit në shkretëtirën arabe përballeshin rregullisht gjatë natës me sulme, por pavarsisht numrit gjithnjë në rritje të tyre ata arriten që ta ruanin hekurudhën e Hixhazit. Nga 130 sulme të mëdha në vitin 1917, ato arritën në disa qindra në vitin 1918.

Me arritjen e armëpushimit të Mudros në 30 tetor 1918, mes Perandorisë Osmane dhe Forcave të Antantës, Fahreddin Pashai refuzon të tërhiqet nga Medina dhe nuk e njeh armëpushimin.

Një të premte në pranverën e vitit 1918, pas namazit në Xhaminë e Profetit në Medinë, Pashai u ngjit në shkallët e minberit, u ndal në gjysmë dhe ktheu fytyrën nga varri i Pejgamberit dhe tha:

“O Pejgamber i Allahut! Unë kurrë nuk do të të braktis!”

Pastaj iu drejtua të pranishmëve me fjalët:

“Ushtarë! Ju bëj thirrje në emër të Pejgamberit, dëshmitarit tim. Ju urdhëroj që ta mbroni qytetin e tij me shpirtin tuaj dhe me fishekun e fundit, pavarësisht nga fuqia e armikut. Allahu na ndihmoftë.

“Oficerë të ushtrisë heroike osmane! O ju Muhameda të vegjël, dilni para dhe më premtoni para Zotit dhe para Profetit tonë, se do ta nderoni dinin tuaj edhe me sakrifikimin e jetës suaj “.

Në muajin gusht 1918, Fahreddin Pashait i bëhet thirrje që ti dorëzohet forcave të Sharif Husseinit. Ai u përgjigj me këto fjalë:

“Fahredini, gjenerali, mbrojtësi i qytetit të shenjtë të Medinës, shërbëtor i Pejgamberit. Në emër të Allahut, të Gjithëfuqishmit. Për ju që e keni thyer fuqinë e Islamit, keni shkaktuar gjakderdhje mes myslimanëve, keni rrezikuar kalifatin e besimtarëve dhe e keni rrezikuar duke e ekspozuar ndaj dominimit britanik.

Natën e të enjtes, të datës 14 Dhul-Hixhe sipas kalendarit hënor, unë isha duke ecur, i lodhur dhe i rraskapitur. Mendoja për ruajtjen dhe mbrojtjen e Medinës, kur e gjeta veten midis disa njerëzve të panjohur që punonin në një shesh të vogël. Pastaj pashë duke qëndruar para meje një njeri me një fytyrë që shkelqente si drita. Ai ishte Pejgamberi, paqja e Allahut qoftë mbi të! Krahu i tij i majtë ishte i mbështetur në belin e tij në mantel dhe më tha në një mënyrë inkurajuese: “Më ndiq”. E ndoqa gati dy tre hapa dhe u zgjova. U ngrita menjëherë dhe shkova në xhaminë e tij të shenjtë, ku u luta dhe falenderova Allahun.

“Unë tani kam uratën e Pejgamberit, komandantit tim suprem. Tani po merrem me forcimin e mbrojtjes, ndërtimin e rrugëve dhe shesheve të Medinës. Mos më kërkoni gjëra të tjera.”

Ai madje refuzoi të dorëzojë shpatën e tij edhe pas marrjes së urdhrit të drejtpërdrejtë nga Ministri Osman i Luftës. Ai refuzoi çdo urdhër dhe e mbajti flamurin Islam të Perandorisë Osmane në Medinë edhe për 72 ditë të tjera pas përfundimit të luftës./Ottoman Imperial Archives/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne