Tjetër tragjedi, fundoset varka me emigrantë në Spanjë, 35 persona të vdekur

Tjetër tragjedi në det. Të paktën 35 persona u mbyten në një varkë që po shkonte për në ishullin spanjoll të Gran Canaria. Ky fakt u bë i ditur nga OJQ Walking Borders.

Një burim në shërbimin e shpëtimit detar të Spanjës i tha Reuters se një fëmijë ishte në mesin e të vdekurve dhe se 24 persona ishin shpëtuar nga anija e fundosur. Operacioni i shpëtimit u zhvillua nën drejtimin e autoriteteve marokene rreth 88 milje në juglindje të Gran Canaria.

Walking Borders dhe një OJQ tjetër, Alarm Phone, fillimisht raportuan se varka mbante 59 persona

Shifrat e OKB-së tregojnë se 29,895 njerëz arritën në Spanjë përmes detit vitin e kaluar, ndërsa 643 u mbyten. Në vitin 2021, 41,979 njerëz mbërritën me varkë, me 418  të vdekur.

Ndërkohë, më shumë se 500 persona janë ende të zhdukur, të supozuar të vdekur, pasi një varkë e mbushur me 750 persona u mbyt në brigjet jugore të Greqisë më 14 qershor./TPZ/GazetaImpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne