Torturimi i vajzave dhe grave palestineze në burgjet izraelite, gjithnjë e në rritje

Qendra për çështje të të burgosurve palestinezë ka shprehur shqetësim për vazhdimin e torturimit dhe dhunës izraelite ndaj vajzave dhe grave palestineze në burgjet e regjimit sionist.

Qendra për çështje të të burgosurve palestinezë me anë të një deklarate, ka theksuar se aktualisht 58 gra dhe vajza palestineze ndodhen në burgjet e regjimit sionist që në mesin e tyre janë 10 vajza adoleshente dhe të mitura të cilat po mbahen në kushte shumët ë vështira në burgjet e regjimit sionist dhe po torturohen dhe keqtrajtohen me metoda çnjerëzore. Kjo qendër palestineze në deklaratën e saj ka shtuar: “Regjimi sionist gjatë javëve të kaluara ka shtuar në masë të madhe arrestimin e grave dhe vajzave palestineze dhe rasti më i fundit është arrestimi i Ahed Al-Tamimi, vajza adoleshente palestineze, e cila është arrestuar së bashku me nënën e saj dhe një të afërm për shkak të rezistencës kundër ushtarëve sionist”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne