Tragjedi në Elbasan, përplaset për vdekje një 7-vjeçar

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në fshatin Mengël të Elbasanit.

Një fëmijë 7-vjeçar ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet në aksin rrugor Elbasan–Librazhd.

Rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Fëmija duke kaluar rrugën për në shkollë i shpëton nga dora të ëmës dhe përplaset nga makina.

Paraprakisht mësohet se i mituri nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra si pasojë e përplasjes./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne