Tragjike/ Ndërrojnë jetë 2 pacientë me COVID-19 tek Infektivi, shkon në 15 numri i viktimave

Lajme tragjike vijnë nga Spitali Infektiv, ku po kurohen pacientët e infektuar me koronavirus.

Ministria e Shëndetësisë njofton se dy pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë në spital, duke e çuar në 15 numrin e viktimave nga COVID-19 në Shqipëri.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Pacienti 77-vjeçar I. B., nga Kavaja, i konfirmuar me COVID-19 po trajtohej prej 2 javësh në spitalin infektiv, teksa ndërroi jetë në mënyrë të papritur nga një infarkt miokardi. 77-vjeçari vuante nga disa sëmundje: Diabet mellitus, insuficience renale kronike dhe insuficiencë kardiake.

Ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme edhe pacienti R. P 69-vjeç nga Hasi, i konfirmuar me COVID-19, i cili është trajtuar prej 8 ditësh në spitalin Infektiv, ndërsa prej 3 ditësh gjendja e tij ishte rënduar dhe ishte në respiracion të drejtuar (i intubuar). Pacienti R. P ka qenë në gjendje të rëndë shëndesore gjatë gjithë kohës dhe pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk arriti të mbijetojë.

Shkon në 15 numri i qytetarëve që kanë humbur jetën me COVID-19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjeve të të ndjerëve dhe apelon qytetarët t’i respektojnë me shumë rigorozitet masat e distancimit social dhe izolimit, pasi janë përcaktuese për frenimin e përhapjes së COVID-19./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne