Rajoni

Gjykata Kushtetuese “ok” Thacit, shfuqizon vendimin e qeverisë për kufizimin e lëvizjes

Gjykata Kushtetuese e Kosovës, ka pranuar kërkesën e presidentit Hashim Thaçi, duke shpallur vendimin e Qeverisë Kurti, për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve, të pavlefshëm.

Në aktgjykimin e Gjykatës thuhet se “Gjykata konstatoi se kufizimet që përmban Vendimi i kontestuar i Qeverisë përkitazi me të drejtat dhe liritë themelore kushtetuese të lartcekura, nuk janë të “përcaktuara me ligj”, andaj bien në kundërshtim me garancitë që përmbajnë nenet 35, 36 dhe 43 të Kushtetutës në lidhje me nenet respektive të KEDNJ-së, dhe me nenin 55 të Kushtetutës,i cili në paragrafin e tij të parë përcakton qartë që të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me Kushtetutë, mund të kufizohen vetëm me ligj”.

Gjykata sqaron se Qeveria nuk mund të kufizojë asnjë të drejtë dhe liri themelore përmes vendimeve, nëse një kufizim i të drejtës përkatëse nuk është parashikuar me ligj nga Kuvendi.

“Qeveria vetëm mund të zbatojë një ligj të Kuvendit që kufizon një të drejtë dhe liri themelore deri në masën specifike që e ka autorizuar Kuvendi përmes ligjit përkatës”, thuhet në aktgjykim./BW

OPINIONE

INTERVISTA