Sociale

Tre skenaret/ Ministria e Arsimit zbardh draft-udhëzimin: Hiqen disa provime, ja si do të zhvillohet mësimi në shkolla

Ministria e Arsimit ka hartuar një draft-udhëzim për mënyrën se si do të bëhet mësimi duke filluar nga shtatori. Udhëzimi pritet të miratohet dhe t’i shpërndahet shkollave më datë 1 shtator, ndërsa MAS duket se ka punuar në tre skenare për zhvillimin e mësimit.

Mësohet se gjatë këtij viti shkollor do të hiqen provimet në disa lëndë, kurse mësimi online do të zhvillohet pa nota, raporton gazeta Sot.

SKENARI 1

Mësimi zhvillohet në mjediset fizike të shkollës duke ruajtur të gjitha rregullat e higjienës dhe të distancimit fizik, nëse situata e pandemisë është e qendrueshme.

Në këtë rast është i mundur distancimi fizik dhe mësimi do të zhvillohet me një turn ku një orë mësimi do të zgjasë 45 minuta. Ndërkohë, sa i përket shkollave që kanë shumë nxënës mësimi do të bëhet me dy turne me nga 30 minuta mësim. Në rast se nuk mund të ruhet distanca mes nxënësve edhe pas ndarjes së tyre në 2 turne, atëherë shkolla do të jetë e hapur edhe gjatë pasdites. Pra, nxënësit do të zhvillojnë mësimin 4 nënturne, pra me dy nënturne brenda një turni.

Për turnin e parë

ndajnë çdo klasë në dy grupe:

-grupi i parë i çdo klase do të zhvillojë mësim nga ora 8.00-10.45;

-grupi i dytë i çdo klase do të zhvillojë mësim nga ora 11.00-13.45.

Për turnin e dytë

ndajnë çdo klasë në dy grupe:

-grupi i parë i çdo klase do të zhvillojë mësim nga ora 14.00-16.45;

-grupi i dytë i çdo klase do të zhvillojë mësim nga ora 17.00-19.45. Gjatë orëve të paradites do të bëjnë mësim klasat e ciklit fillor.

SKENARI 2

Mësimi zhvillohet i kombinuar (një javë në shkollë dhe një javë në shtëpi) duke ruajtur të gjitha rregullat e higjienës dhe të distancimit fizik, në rast se do të ketë situatë të rënduar të pandemisë.

SKENARI 3

Mësimi zhvillohet vetëm online, në rast se situata me koronavirusin përkeqësohet shumë në nivel kombëtar, lokal apo në nivel shkolle./BW

OPINIONE

INTERVISTA