Tronditëse/ Përplasjet mes bandave lënë pesë të plagosur në një restorant, një i mitur qëllohet me plumb në kokë

Një ngjarje tragjike është regjistruar në qytetin Poitiers të Francës, të enjten e 31 tetorit në mbrëmje rreth orës 22:00. Sipas mediave franceze, nga të shtënat më armë zjarri, mësohet se kanë mbetur të plagosur 5 persona, mes tyre dhe një i mitur, i cili ka marrë një plumb në kokë dhe raportohet se është në gjendje kritike.

Siç shkruan Le Monde, të shtënat kanë ardhur nga përplasja mes dy grupeve kriminale të trafikut të drogës. Ministri i Brendshëm, Bruno Retailleau, tha se të shtënat shpërthyen fillimisht në një restorant rreth orës 22:45, përpara se të ktheheshin në një përleshje midis bandave rivale ku përfshiheshin nga 400 deri në 600 persona, të pajisur me të gjitha llojet e armëve./sot

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress