Deputeti i PD-së paraqitet në SPAK! Çfarë deklaroi para kamerave

Deputeti i PD-së, Luan Baçi është paraqitur në SPAK paraditen e sotme (1 Nëntor).

Mësohet se Luan Baçi është thirrur nga SPAK për kallëzimin e bërë nga shtetasi Aredin Behari. Ky i fundit ka kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme deputetin demokrat për fshehje të një pasurie prej gati 800 mije euro me një investim me njeriun e tij të afërt. Shtetasi Behari tregon se si në periudhe 2010-2011 deputeti Luan Baçi, nëpërmjet bashkëshortes së tij, bën një investim në vlerën e 783 mijë eurove cash në një kompleks turistik në Vlorë.

Ai pretendon se Deputeti Baçi nuk e deklaron këtë investim pasi i druhet një hetimi pasuror nga ana e SPAK.

“Ky hetim, nëse kryhet nga SPAK, do te nxirrte fare qarte se Luan Baçi gjate periudhës 2010-2012 ka pastruar leket e korrupsionit  dhe ryshfeteve si  Drejtor i Transportit Rrugor, Fier”, pretendon shtetasi Behari.

Në kallëzim thuhet se Luan Baçi, nëpërmjet pagesave cash në lekë dhe në euro, në periudhën shkurt 2010- korrik 2011, ka paguar kuotën e tij të investimit si dhe ka blerë disa njësi nga ortaku Aredin Behari në kompleksin Diamond Hill & SPA në Vlorë, për një total prej 782.935 Euro. Behari pretendon se asnjë nga këto transaksione nuk figurojnë në deklaratat e pasurisë së deputetit Luan Baçi, të dorëzuara pranë ILKDPI.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress