Qyteti i Shkodrës është tronditur nga një vrasje. Ngjarja e rëndë raportohet se ka ndodhur këtë të premte (30 gusht) në rrugën “Isuf Sokoli”. Mësohet se viktima është Elis Rroshkodoli 36-vjeç, i cili sipas informacioneve mësohet se është qëlluar me armë zjarri pistoletë brenda një lokali në afërsi të rrugës “Isuf Sokoli” në Shkodër. Autori pasi e ka vrarë është larguar nga vendngjarja me këmbë.
Siç shihet dhe nga pamjet, forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Emri i 36-vjeçarit, Elis Rroshkodoli rezulton me precedentë të mëparshëm penal pasi në vitin 2023 dyshohet se ka plagosur me thikë një rumun dhe u arratis drejt Stambollit.
Ndërsa në vitin 2014, është arrestuar bashkë me një grup shqiptarësh të tjerë për grabitje në Belgjikë./tpz