Trump kërcënon ‘vrasësit mizorë’ në përvjetorin e 11 shtatorit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, bëri homazhe për 2,977 njerëz të vrarë më 11 shtator 2001, duke kërcënuar se “vrasësit e mizorë” që kërcënojnë SHBA-në nuk do të gjejnë strehë në këtë tokë.

Në përvjetorin e 16 të sulmit, për herë të parë në një ceremoni të tille si President, ai mbajti një çast heshtjeje në Shtëpinë e Bardhë përpara se të vendoste një kurorë dhe të percillte pershtypjet e tij për Pentagonin, ku vdiqën 184 njerëz.
Me nje qendrim te paperkulur dhe solemn, Trump mbrojti qëndrimin e Amerikës dhe lëshoi një kërcenim të ashpër ndaj “armiqve” se “Amerika nuk mund të trembej”.

“Ata që duan ta provojne, së shpejti do i bashkohen listës të armiqve të mundur, të cilët guxuan të provonin durimin tone”, tha ai.

Në Nju Jork, qytetin e Trumpit, në vendin Ground Zero, heshtja një minutëshe filloi në orën 8:46, moment ky qe perkonte me dy avionet e rrëmbyer që u perplasen me Qendrën Tregtare Botërore.

Në tërësi, katër aeroplanë u rrëmbyen nga militantët e Al-Kaidës që i përdoren për të rrëzuar kullat binjake në qendrën tregtare si dhe për të goditur Pentagonin.

Aeroplani i katërt, Flight 93, u rrëzua në një fushë në Shanksville, Pensilvani, ku Zëvendëspresidenti Mike Pence udhëtoi për atje enkas për këtë ditë.

“Ishte sulmi më i keq për vendin tonë që nga Pearl Harbor-i dhe madje edhe më keq, sepse ky ishte një sulm ndaj civilëve – burrave, grave dhe fëmijëve të pafajshëm”, tha Trump.

Sulmet mbeten më vdekjeprurësit në krejt historine e SHBA, duke i zhytur Shtetet e Bashkuara në një zinxhir të gjate luftrash kundër militantëve, për të cilet Trump është zotuar tu japë reston.

Vitin tjetër, amerikanët që kanë lindur pas 11 shtatorit jane fiks në moshë për tu vendosur për herë të parë në Afganistan dhe Irak.

“Jemi duke u siguruar që ata kurrë më nuk kanë për të pasur një strehë të sigurt për të nisur sulme ndaj vendit tonë,” tha Trump.

“Ne jua bëjmë të qartë këtyre vrasësve të egër se nuk ka asnjë qoshe të errët që ne mos e arrijme, nuk ka vend të strehim përtej zotërimit tonë dhe asgjekundi smund të fshiheni në këtë tokë shumë të madhe”./ Gazeta Impakt

burimi:dawn

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne