Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka kërkuar dorëzim të plotë nga Irani pas përshkallëzimit të konfliktit me Izraelin. Ai ka sugjeruar mundësinë e një ndërhyrjeje ushtarake direkte, duke theksuar se ka informacion të saktë për vendndodhjen e liderit suprem iranian, Ali Khamenei, por për momentin nuk ka planifikuar veprime ndaj tij.
Në një postim në rrjetin e tij social, Trump ka deklaruar se Irani duhet të dorëzohet plotësisht dhe se ai është i gatshëm të ndërmarrë veprime për të parandaluar zhvillimin e armëve bërthamore nga Teherani.
Në përgjigje, lideri iranian Khamenei ka refuzuar kërkesën për bisedime, duke e quajtur ofertën e SHBA-së një mashtrim dhe duke theksuar se Irani nuk do të pranojë kushte që cënojnë sovranitetin e tij.
Përgjatë ditëve të fundit, tensionet janë rritur me sulme ajrore të Izraelit ndaj objekteve ushtarake dhe bërthamore iraniane, ndërsa Irani ka kundërpërgjigjur me raketa dhe dronë, duke shkaktuar viktima në të dyja palët.
Administrata amerikane ka dërguar avionë tankues dhe ka pozicionuar avionë luftarakë në rajon, duke përgatitur terrenin për një mundshme përfshirje më të drejtpërdrejtë në konflikt.
Kjo situatë ka ngritur shqetësime ndërkombëtare për një përshkallëzim të mundshëm të luftës dhe për pasojat që mund të ketë për sigurinë globale dhe ekonominë botërore. /mesazhi