Trump paralajmëron Iranin: Nëse minoni Ngushticën e Hormuzit, pasojat ushtarake do të jenë të papara ndonjëherë

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, deklaroi se pasojat do të jenë në një nivel të paparë më parë nëse Irani ka vendosur mina detare në Ngushticën e Hormuzit, megjithëse ai shtoi se SHBA nuk ka raporte që kjo të ketë ndodhur.

Në një postim në platformën e tij Truth Social, presidenti shkroi: “Nëse Irani ka vendosur mina në Ngushticën e Hormuzit, dhe ne nuk kemi raporte që ata e kanë bërë këtë, ne duam që ato të hiqen MENJËHERË!

“Nëse për çfarëdo arsye janë vendosur mina dhe ato nuk hiqen menjëherë, pasojat ushtarake për Iranin do të jenë në një nivel të paparë më parë. Nëse, nga ana tjetër, ata heqin çdo gjë që mund të jetë vendosur, kjo do të ishte një hap gjigant në drejtimin e duhur! Presidenti DONALD J. TRUMP.”, shkroi ai.

Çmimet e naftës në mbarë botën janë rritur ndjeshëm ditët e fundit, për shkak të shqetësimeve mbi kalimin e naftës përmes kësaj rruge të rëndësishme detare.

Sipas CBS News, burime të inteligjencës amerikane besojnë se Irani po përgatitet të vendosë mina detare në Ngushticën e Hormuzit.
Sipas informacioneve të siguruara nga CBS, Irani po përdor mjete të vogla lundruese që mbajnë nga dy deri në tre mina secila.
/panorama

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne