Turqi, neutralizohen 3 terrorist në lindje të vendit

Forcat turke të sigurisë “neutralizuan” të paktën tre terroristë në një operacion të mbështetur nga ajri në Turqinë lindore, njoftoi Ministria e Brendshme.

Terroristët u neutralizuan në kuadër të operacionit Yildirim-3 në zonat rurale të rrethit Dogubayazit në provincën Agri, thuhet në deklaratën e ministrisë të shtunën.

Numri i terroristëve të neutralizuar si pjesë e operacioneve Yıldırım u rrit në gjashtë të shtunën, me tre në Diyarbakır, pasi tre terroristë të tjerë të PKK-së u neutralizuan më herët gjatë ditës.

Autoritetet turke shpesh përdorin termin “neutralizim” për të nënkuptuar se terroristët në fjalë janë dorëzuar, vrarë ose janë kapur.

Lidhja e terroristëve nuk u përmend, por grupi terrorist PKK është aktiv në rajon.

Këtë verë, Turqia nisi një seri operacionesh të sigurisë për të neutralizuar terroristët që besohet se fshihen në lindjen dhe juglindjen e vendit.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK e radhitur si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne