Turqi, operacion kundër strukturimit të Feto-s në polici

Në kuadër të hetimeve për luftën kundër organizatës terroriste FETO, të strukturuar në policinë turke, efektivët e antiterrorit kanë zhvilluar një operacion në 81 qytete të Turqisë, me 8.500 forca. Në kuadër të operacionit janë ndaluar dhe shoqëruar 803 të dyshuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga AA, operacioni kundër FETO/PYD, është organizuar nga Prokuroria e Ankarasë, ndërsa është zhvilluar kundër të gjithë strukturimit “të fshehtë” në të gjithë policinë e Turqisë.

Operacioni është koordinuar me Drejtorinë e Policisë së Luftës kundër Krimit të Organizuar, ndërsa ai është zhvilluar në të gjithë vendin në të njëjtën kohë.

Në operacionin e zhvilluar në 81 qytete me 8.500 forca policore, deri më tani në 54 qytete janë ndaluar dhe shoqëruar 803 të dyshuar.

Ndërsa ende vazhdon operacioni për kapjen e personave të tjerë të dyshuar.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne