Një shpërthim ndodhi në një fabrikë makaronash në lagjen Hedek të Sakarya, Turqi, duke plagosur të paktën 20 persona sipas raporteve fillestare nga mediat lokale. Shpërthimi ka ndodhur në çatinë e fabrikës, me zjarr ende të ndezur, duke penguar përpjekjet e zjarrfikësve për shuarjen e tij.
Kryetari i komunës, Yusuf Alemdar, tha se shpërthimi ka qenë i fortë dhe me gjasë ka ardhur nga magazina, duke shtuar se rreth fabrikës nuk ka asnjë zonë banimi. Të plagosurit janë dërguar në spitalet e afërta për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa forcat zjarrfikëse vijojnë përpjekjet për vënien nën kontroll të zjarrit.
Zona e Hedekut njihet për karakterin e saj industrial, pasi është një zonë e aktivitetit të organizuar industrial. Tymi nga zjarri është i dukshëm nga pjesë të ndryshme të zonës, duke intensifikuar shqetësimin e autoriteteve lokale dhe të banorëve.
Guvernatori i Sakaryas, Yasar Karadeniz, konfirmoi se deri më tani nuk ka raportime për të vdekur, ndërsa hetimet vazhdojnë për të përcaktuar shkakun e shpërthimit./BW