Turqia neutralizon një nga të ashtuquajturit liderë të PKK/YPG-së në Siri

Agjencia Kombëtare e Inteligjencës e Turqise (MIT) tha sot se ka “neutralizuar” Sirvan Hasanin, një nga të ashtuquajturit liderë të organizatës terroriste PKK/YPG, në një operacion të kryer në rajonin lindor të Sirisë Deir ez-Zor. Rajoni është rreth 230 kilometra nga kufiri turk.

Sipas burimeve të sigurisë, operacioni u krye pas përcaktimit të vendndodhjes së Sirvan Hasanit, i njohur gjithashtu si Roni Velat, anëtar i PKK/YPG-së dhe i ashtuquajtur komandant në terren në Deir ez-Zor të Sirisë.

MIT-i neutralizoi Hasanin në një operacion në Deir ez-Zor pasi e identifikoi atë si dikë të përfshirë në aktivitete terroriste nga 2011 deri në 2013.

Autoritetet turke përdorin termin “neutralizim” për të nënkuptuar se terroristët në fjalë janë dorëzuar, vrarë ose janë kapur.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 35-vjeçare kundër Türkiyes, PKK-ja – e listuar si organizatë terroriste nga Türkiye, ShBA-ja dhe BE-ja – ka qenë përgjegjëse për vdekjen e më shumë se 40.000 njerëzve, duke përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne