U arrestuan pas protestës para bashkisë, katër persona dalin para gjykatës: Nuk kemi qëlluar me molotov

Katër protestuesit e arrestuar pas protestës së opozitës para bashkise se Tiranes kane dale para gjykates. Në mbështetje te tyre kanë mbërritur në gjykatë disa qytetare dhe deputet të te PD se Rithemelimit.

Prapa kafazit prej xhami, ata janë shprehur se kane marrë pjesë në protestë si qytetarë dhe nuk kanë qëlluar me molotov.

“Edhe rripin e pantallonave na i kanë hequr”, tha protestuesit.

“Unë jam arrestuar nga policia e Fierit. Është rrethuar ferma, dhe është terrorizuar familja, nëna ime. Kam qenë në protestë. Jam anëtar i kryesisë së PD, jam biznesmen. Nuk kam qëlluar as me moltov, unë kam respekt për policinë e shtetit. Kërkoj nga drejtësia shqiptare vetëm drejtësi”, tha qytetari tjeter./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne