Lideri i puçistëve në Gabon njoftoi se do të betohet si president gjatë periudhës së tranzicionit.
Gjenerali Brice Oligo Naguema, kreu i Gardës Republikane, udhëhoqi oficerët e ushtrisë gaboneze në grushtin e shtetit të së mërkurës kundër presidentit Ali Bongo Ondiba. Përmbysja erdhi vetëm pak çaste pasi Bongo, 64 vjeç, u shpall fitues në zgjedhjet presidenciale të muajit të kaluar – një rezultat që kundërshtarët thanë se ishte i manipuluar.
Sipas France 24, sipas Oligo, grushti i shtetit ishte pa gjak dhe nuk kishte raportime për njerëz të vrarë apo të plagosur. Oligo ende nuk është njohur nga vendet e botës, veçanërisht nga fqinjët e Gabonit dhe nga Bashkimi Afrikan, por thuhet se ai është betuar si president i përkohshëm. Ai përsëriti premtimin e tij për organizimin e zgjedhjeve të lira, transparente, të besueshme dhe paqësore, pa specifikuar se kur do të mbahen ato. Megjithatë, Oligo ka thënë se kushtetuta e re duhet së pari të miratohet me referendum.
Zgjedhjet e diskutueshme presidenciale të Gabonit u mbajtën ditët e fundit nën masa të rrepta sigurie dhe selia zgjedhore e këtij vendi disa orë më vonë njoftoi se presidenti 64-vjeçar i Gabonit, “Ali Bongo”, fitoi zgjedhjet me 64% të votave dhe do të jetë president i Gabonit për herë të tretë. Opozita akuzoi Bongon për manipulim të zgjedhjeve.
Përmbysja e qeverisë së Ali Bangos dhe shpërbërja e institucioneve qeveritare nga ushtria i jep fund sundimit 53-vjeçar të familjes Bango në Gabon; Ali Bongo pasoi babain e tij Omar në 2009./parstoday