UEFA kërkon falje për gabimin lidhur me deklaratën për EURO 2020

Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) ka njoftuar se është dhënë gabimisht deklarata e saj për mos ndryshimin e emrit të Kampionatit të 16-të Evropian të Futbollit që u prolongua për në vitin 2021, për shkak të koronavirusit të ri (Covid-19).

Në një postim nga llogaria e UEFA-s në Twitter thuhet “Kërkojmë ndjesë për gabimin. Nuk është dhënë ende një vendim rreth emrit për Kampionatin Evropian të Futbollit i cili do të zhvillohet në vitin 2021. Deklarata e mëparshme është bërë gabimisht”.

Deklarata e bërë më parë se “Besojmë se komapionati do të zhvillohet në organizimin e 12 vendeve të ndryshme ashtu sikurse është planifikuar. Gjithashtu edhe emri do të mbetet EURO 2020” është hequr nga faqja e internetit të UEFA-s dhe llogaritë e saj në median sociale.

EURO 2020 është shtyrë dhe i njëjti do të mbahet në datat 11 qershor – 11 korrik 2021 për shkak të epidemisë së koronavirusit të ri (Covid-19)./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne