Lufta izraelite në Rripin e Gazës ka lënë pas një katastrofë mjedisore, ndërsa uji dhe toka janë ndotur rëndë nga mbetjet toksike dhe ujërat e zeza.
Sipas raporteve nga terreni, katër javë pas armëpushimit të brishtë – që Izraeli e ka shkelur vazhdimisht – pasojat mjedisore të ofensivës po bëhen gjithnjë e më të dukshme.
Në lagjen Sheikh Radwan të qytetit të Gazës, dikur një zonë e gjallë, tani shihen vetëm rrënoja dhe ujëra të ndotura, ku pellgjet e shiut janë shndërruar në grumbuj mbeturinash dhe ujëra të zeza. Për shumë familje të zhvendosura, kjo zonë është bërë njëkohësisht strehë dhe rrezik për jetën.
Ekspertët paralajmërojnë se ndotja e ujit dhe tokës rrezikon të shkaktojë sëmundje epidemike dhe do të ketë pasoja afatgjata për mjedisin dhe shëndetin e banorëve të Gazës. /mesazhi















