UNRWA kërkon lejimin e menjëhershëm të ndihmave për Gazën

Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë, UNRWA, ka bërë thirrje që ndihmat humanitare të lejohen të hyjnë në Rripin e Gazës pa vonesë.

Sipas agjencisë, në magazinat e saj në Jordani dhe Egjipt ndodhen rezerva ushqimore të mjaftueshme për të ushqyer Gazën për tre muaj, por dërgesat po pengohen nga kufizimet izraelite.

UNRWA shtoi se ka gjithashtu furnizime për strehim që mund të ndihmojnë deri në 1.3 milionë persona. /mesazhi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne