Urdhri i Muhamet Rrumbullakut: Punonjësit e policisë nuk do të bëjnë pushime verore

Përmes një urdhri të bërë publik ditën e sotme është bërë me dije se të gjithë punonjësit e policisë nuk të bëjnë pushime verore këtë vit. Mësohet se ky urdhër i Drejtorit të Përgjithshëm të policisë së shtetit, Muhamet Rrumbullaku është lëshuar dy ditë më parë, më datë 18 qershor.

Sipas vendimit punonjësit e policisë do të jenë të angazhuar nga 20 Qershori e deri më 15 shtator dhe gjatë kësaj periudhe nuk do të mund të bëjnë pushimin veror. Sipas vendimit të gjithë policët do të duhet t’i plotësojnë pushimet deri në fund të vitit kalendarik 2024.

Po ashtu nga kjo e enjte fillon edhe shërbimi 12 orë për punonjësit e policisë. Përqendrimi i tyre dhe fokusi do të jenë plazhet, zonat turistik, pa përjashtuar edhe zonat urbane. /tpzUrdhri i Muhamet Rrumbullakut: Punonjësit e policisë nuk do të

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne