Ushtarët izraelitë vrasin 2 palestinezë në Nablus

Të paktën 2 palestinezë humbën jetën dhe një tjetër u plagos në bastisjen që ushtarët izraelitë kryen në zonën e qytetit të vjetër të Nablusit në Bregun Perëndimor të pushtuar, raporton Anadolu.

Ata ishin Hamza Maqbool, 32 dhe Khayri Shaheen, 34 vjec,
Sipas informacioneve të marra nga dëshmitarët, forcat izraelite bastisën zonën e qytetit të vjetër të Nablusit dhe rrethuan një shtëpi. Pas kësaj u shënuan përleshje mes ushtarëve izraelitë dhe palestinezëve.

Njoftohet se forca shtesë të Izraelit kanë hyrë në qytet nga Bulevardi i Kudsit dhe kanë përparuar drejt zonës së qytetit të vjetër.

Në një deklaratë nga Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze thuhet se në bastisjen e forcave izraelite kanë humbur jetën 2 palestinezë. Më tej thuhet se në spital është dërguar një i plagosur.

Sulmet që Izraeli filloi më 3 korrik dhe të cilat zgjatën rreth 48 orë në qytetin Jenin të Bregut Perëndimor nën pushtim, shkaktuan një shkatërrim të madh në rajon.

Në sulme humbën jetën 12 palestinezë, 4 prej të cilëve fëmijë, si dhe u plagosën rreth 120 të tjerë, 20 prej të cilëve rëndë./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne