Ushtari izraelit tallet me studentët palestinezë pranë universitetit të bombarduar në Gaza

Një ushtar izraelit është tallur me studentët palestinezë të shtunën para Universitetit të bombarduar Al-Azhar në Gaza, sipas një videoje të regjistruar nga ushtarët.

Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë ushtarin duke u tallur me palestinezët midis rrënojave të universitetit në veri të Rripit të Gazës që u bombardua nga forcat izraelite.

“Për ata që thonë pse nuk ka arsim në Gaza. Ne i bombarduam ata. Kjo është shumë e keqe. Në këtë mënyrë, nuk do të jeni kurrë më inxhinier”, thotë ushtari.

Pamjet kanë shkaktuar reagime të konsiderueshme nga bota.

Më herët, ushtarët janë regjistruar duke u tallur me palestinezët në Khan Younis të Gazës pas shkatërrimit të shtëpive të tyre, duke kënduar këngë shkatërrimi.

“Gaza duhet të shkatërrohet plotësisht, nuk duhet lënë asnjë person atje, ata janë vetëm kafshë”, janë filmuar ushtarët izraelitë duke iu drejtuar këngëtarit izraelit Eyal Golan Saha, i cili mbahet mend për tekstet e tij.

“Vëllai ynë Eyal Golan, ne do të shkatërrojmë gjithë Khan Younisin dhe këtë shtëpi”, këndojnë ata./AA

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne