Ushtria amerikane sulmon Gardën Revolucionare të Iranit në Siri

Ushtria amerikane ka njoftuar se ka kryer sulme ajrore në Siri kundër Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) dhe grupeve të lidhura me gardën. Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) përmes një postimi në platformën e mediave sociale X njoftoi se sulmet ajrore kishin shënjestruar një objekt të përdorur nga IRGC dhe grupet e lidhura me forcat elitare iraniane.

“Ne do të ndërmarrim të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur popullin tonë kundër atyre që janë përgjegjës për sulmet dhe do të përgjigjemi në një kohë dhe vend të përshtatshëm”, thuhet në deklaratë.

Gjithashtu, në deklaratë thuhet se sulmet ajrore u kryen si përgjigje ndaj sulmeve ndaj shtetasve amerikanë në Siri dhe Irak. Në deklaratë nuk specifikohet vendndodhja e saktë në Siri ku ndodhën sulmet ajrore, e as nuk u dhanë detaje rreth rezultatit të sulmeve./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne