Ushtria izraelite kreu sulm në Liban, vriten 4 persona

Sipas të dhënave paraprake 4 persona humbën jetën në sulmin që ushtria izraelite kreu ndaj një automjeti në veri të qytetit Sidon në Liban. Sipas lajmit të publikuar nga Al Mayadeen TV i cili njihet për afërsinë me Hezbollahun në Liban, forcat izraelite goditën një automjet në zonën Jadra e cila ndodhet në veri të qytetit Sidon.

Sipas informacioneve që gazetari i AA-së ka marrë nga dëshmitarët, sipas të dhënave paraprake në sulm kanë humbur jetën 4 persona dhe janë plagosur 2 të tjerë. Ndërkohë nuk është bërë ende ndonjë deklaratë lidhur me identitetin e atyre që kanë humbur jetën ose nëse ata janë apo jo anëtarë të Hezbollahut. Rajoni Jadra ndodhet rreth 70 kilometra larg nga kufiri Izrael-Liban.

Izraeli së fundmi kreu sulm ajror ndaj Bejrutit më 2 janar me qëllim për të vendosur në objektiv, Saleh al-Arouri, nënkryetarin e Byrosë Politike të Lëvizjes së Hamasit./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne