“Ushtria izraelite mbi 2 orë po sulmon qendrën e Khan Younis me topa artilerie”

Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze njoftoi se ushtria izraelite bombardoi me topa selinë e Gjysmëhënës së Kuqe dhe spitalin “Al-Emel” në Khan Younis, në jug të Gazës dhe se nga sulmi ka të vrarë dhe të plagosur.

Në deklaratën e Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze thuhet se artileria izraelite për 2 orë me radhë është duke bombarduar qendrën e Khan Younis.

“Artileria izraelite për më shumë se 2 orë vazhdon të bombardojë qendrën e qytetit Khan Younis, i cili është më pak se një kilometër larg qendrës së Gjysmëhënës së Kuqe dhe spitalit ‘Al-Amel'”, thuhet në deklaratë.

Në deklaratë thuhet se ka të vrarë në sulmet izraelite dhe se ekipet e Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze tona po merren me shumë dëshmorë dhe të plagosur./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne