Arrestohet në Spanjë Lulzim Berisha, pritet ekstradimi i tij

Arrestohet në Spanjë Lulzim Berisha. Lajmi konfirmohet nga Policia e Shtetit.

NJOFTIMI I POLICISE
Vijojnë operacionet dhe bashkëpunimet e sukskeshme me homologët, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Sant Joan”.

Si rezultat i bashkëpunimit të FAST Albanias me FAST Spanjën, falë informacioneve të siguruara përmes inteligjencës policore nga Policia e Shtetit dhe shkëmbimit të tyre në kohë, me strukturat e Policisë spanjolle, u bë e mundur kapja e shtetasit me rrezikshmëri të lartë shoqërore Lulzim Berisha.

Vijon bashkëpunimi me autoritetet spanjolle, për plotësimin e dokumentacionit, me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne