Ushtria izraelite sulmon Libanin jugor pasi pretendoi se kishte rrëzuar 2 ‘objektiva të dyshimta ajrore’

Ushtria izraelite kreu sulme në zonat kufitare të Libanit jugor sot pasi pretendoi se kishte rrëzuar “dy objektiva të dyshimta ajrore” në rajonin e Galilesë Perëndimore.

“Dy objektiva të dyshimta ajrore u interceptuan në rajonin e Galilesë Perëndimore”, tha radioja e ushtrisë, duke shtuar, “Si përgjigje, ushtria izraelite po nis një valë sulmesh në Libanin jugor”.

Ushtria nuk specifikoi natyrën e dy objektivave. Megjithatë, ajo shpesh i përshkruan dronët e lëshuar nga Libani jugor si “objektiva të dyshimta”. Sirenat u dëgjuan përgjatë kufirit me Libanin, raportoi gazeta izraelite Yedioth Ahronoth më herët sot.

E përditshmja shpjegoi se “sirenat e alarmit u ranë nga frika e depërtimit të avionëve armiq në qytezat Meta Asher dhe Maale Youssef pranë kufirit libanez”. Tensionet në kufirin me Libanin midis Izraelit dhe Hezbaollahut janë përshkallëzuar tutje që nga nisja e sulmeve të ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne