Ushtria izraelite vazhdon te shkaterroje shkollat e femijeve palestineze.

Ramallah

Ministria e Arsimit e Palestinës njoftoi se ushtria izraelite rrënoi një shkollë palestineze në Bregun Perëndimor të pushtuar me pretekstin se nuk kishte leje, raporton Anadolu.

Autoritetet izraelite rrënuan Shkollën “Ein Sami” në lindje të Ramallahut, e cila ofron shërbime arsimore për disa nxënës të komunitetit palestinez.

Ministria e dënoi ashpër aktin, duke theksuar se gjithçka ndodhi pak para fillimit të vitit të ri shkollor, që do të thotë se nxënësve të këtij komuniteti u mohohet e drejta për arsimim.

Dëshmitarët okularë thanë për Anadolu se forcat izraelite rrethuan vendbanimin dhe rrënuan shkollën, e cila ishte e ndërtuar me llamarina.

Shkolla ndodhej në zonën C, e cila përbën 61 për qind të Bregut Perëndimor dhe është nën kontrollin administrativ dhe të sigurisë izraelite. Shkolla u themelua para fillimit të vitit të kaluar shkollor, me mbështetjen e vendeve evropiane.

Izraeli ndalon ndërtimet në Zonën C,  gje qe eshte ne kundershtim te plote me te drejtat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut./AA

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne