Ushtria izraelite zgjeron sulmet e saj tokësore në Rafah

Ushtria izraelite ka zgjeruar sulmet e saj tokësore në perëndim të qytetit Rafah në Korridorin e Filadelfit (kufiri mes Gazës dhe Egjiptit) në jug të Rripit të Gazës. Sipas informacioneve të marra nga dëshmitarët, ushtria izraelite me bombardime intensive ajrore dhe tokësore, vazhdon të zgjerojë perimetrin e sulmeve tokësore në Korridorin e Filadelfit.

Ushtarët izraelitë kanë avancuar deri në pjesët qendrore të qytetit dhe në këtë mënyrë kanë arritur edhe në mesin e Korridorit të Filadelfit. Thuhet se mjetet e ushtarëve izraelitë kanë përparuar në lagjet e qytetit Rafah të cilat janë paralel me kufirin e egjiptian në Korridorin e Filadelfit. Ushtria izraelite në një deklaratë më 6 maj, paralajmëroi për evakuimin e disa lagjeve në lindje të Rafahut, ku janë strehuar palestinezët e zhvendosur me forcë. Pas kësaj, më 7 maj ushtria izraelite nisi sulm tokësor në rajonin Rafah të Gazës dhe njoftoi se ka pushtuar pikën kufitare me Egjiptin në anën e Gazës.

​​​​​​​Kombet e Bashkuara (OKB) në një deklaratë më 20 maj njoftuan se në dy javët e fundit mbi 810 mijë palestinezë janë detyruar të largohen nga Rafah në jug të Rripit të Gazës e cila ndodhet në objektivin e ushtrisë izraelite. Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 e deri më tani janë vrarë 35.647 palestinezë, përfshirë të paktën 15.103 fëmijë dhe 9.849 gra ndërsa 79.852 të tjerë janë plagosur.

Nën rrënoja ende ka mijëra të vdekur ndërsa po shkatërrohet infrastruktura civile duke u shënjestruar spitalet dhe institucionet arsimore ku është strehuar popullata./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne