Vazhdon shtypja e myslimanëve palestinezë nga regjimi sionist, 42 persona të plagosur

Sulmi i forcave ushtarake të regjimit sionist të enjten në mbrëmje kundër myslimanëve palestinezë në xhaminë Aksa në pjesën e vjetër të Kodsit të shenjtë, ka shkaktuar plagosjen e 42 personave.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se dy prej të plagosurve është raportuar shumë kritike për shkak se ata ishin qëlluar me plumba nga ushtarët e regjimit sionist. Forcat ushtarake të regjimi sionist të martën në mbrëmje gjithashtu kishin sulmuar myslimanët palestinezë në portat e xhamisë Aksa dhe kanë plagosur me dhjetëra palestinezë mes tyre edhe Shejkh Akrame Sabri, imami i xhamisë Aksa. Të hënën në mbrëmje gjithashtu gjatë sulmit të forcave të regjimit sionist janë plagosur 50 palestinezë mes tyre edhe Mostafa Barguthi, sekretari i përgjithshëm i Iniciativës Kombëtare të Palestinës./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne