Vdes astronauti që ‘preku’ për herë të parë hapësirën

Astronauti John Young, i cili shkoi në hënë dhe udhëtoi në misionin e parë të anijes kozmike në hapësirë, ka vdekur në moshën 87-vjeçare.

Ai vizitoi hapësirën gjashtë herë duke përfshirë misionet Apollo dhe Binjakët, tha NASA.

Në një deklaratën në Twitter, Nasa shkruajti: “Ne jemi të pikëlluar nga humbja e astronautit John Young, i cili ishte 87 vjeç. Young fluturoi dy herë në Hënë, shkoi në sipërfaqen e saj dhe udhëtoi në misionin e parë në hapësirë. Ai shkoi gjashtë herë në hapësire në programet Gemini, Apollo dhe Shuttle Space.”

Karriera e Young në NASA ka zgjatur 42 vite, gjatë së cilës ai u bë njeriu i parë që fluturoi në hapësirë gjashtë here dhe u tërhoq në pension në vitin 2004.

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne