Ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka bërë një deklaratë të papritur nga qelia e tij, duke thënë se ka agjëruar gjatë muajit të Ramazanit, pavarësisht se ai nuk është i njohur si besimtar mysliman. Kjo ka ngritur pikëpyetje mbi arsyet e këtij vendimi: a është ky një akt shpirtëror apo një reflektim i ndjenjës së fajit?
Në mesazhin e tij, Veliaj rrëfen se po kalon kohën duke lexuar libra letrarë dhe duke studiuar raste gjyqësore nga Strasburgu, në përpjekje për të kuptuar më mirë drejtësinë. Por pikërisht përmendja e agjërimit ka shkaktuar reagime dhe interpretime të ndryshme.
“A mos ndoshta ky agjërim është një mënyrë për të kërkuar falje ose për të qetësuar ndërgjegjen?” — pyesin disa zëra publikë. Agjërimi në traditën fetare shpesh shihet si një akt pastrimi shpirtëror dhe pendese, duke ngritur dyshime se Veliaj mund të po përjetojë një proces të brendshëm reflektimi mbi të kaluarën e tij politike dhe personale.
Ndërsa ai shpreson të gjejë drejtësi brenda sistemit shqiptar, kjo periudhë izolimi duket se po i shërben edhe për të ballafaquar vetveten. A është ky fillimi i një transformimi të vërtetë apo thjesht një strategji për të përcjellë një imazh ndryshe? Koha do ta tregojë./gazetaimpakt