Vëllai i Jashar Majës hedh poshtë videon me shtëpinë e dëmtuar nga tërmeti: U dëmtua nga gurorja, 200 metra larg shtëpisë sime

Lulzim Maja, vëllai i Jashar Majës që u dhunua barbarisht bashkë me kushëririn Bilbilin nga anëtarë të fisit Rraja në një lokal në Thumanë, ka reaguar pas një video që po qarkullon në rrjetet sociale, ku shihet një nga familjarët Maja që bisedon me Lulzim Bashën dhe tregojnë shtëpinë e dëmtuar nga tërmeti.

Video synon të tregojë se shtëpitë e fisit Maja në Borizanë janë dëmtuar nga tërmeti dhe jo nga shpërthimi i gurorëve që janë në pronësi të fisit Rraja.

Në lidhje me këtë Lulzim Maja sqaron se në video që qarkullon bëhet fjalë për shtëpinë e xhaxhait të tij, Muharremit. Teksa bën thirje që kushdo që ka dyshime mund të shkojë në Bashki, ku mund të vërtetohet lehtësisht se shtëpia e tij, e Muratit dhe Jashar Majës nuk janë dëmtuar nga tërmeti në 2019, por nga shpërthimi i guroreve.

“Të ikësh nga shtëpija jote e të hapësh gurore në shtëpin time, e të punosh sipas qefit dhe shtëpit 200 metra larg kjo nuk bën, të rrahësh 2 vëllezër një grup prej 10/12 personash të armatosur dhe me huj kjo ska lezet, të rrihet barbarisht edhe kur bjen rat burri, këtë zakoni nuk e ka, të më bësh video duke rrahur 2 vëllezer dhe ta hedhësh në rrjete sociale me qëllim se ja ç’far të bëjmë ne apo ja kush jemi ne kjo për mua ska lezet”, shkruan ai ndër të tjera.

Postimi i Lulzim Majës

Nuk jam tip që merrem me fjalë apo tju besoj pijaneceve apo hajdutëve ose horrave, por mqse pashë këtë video i cili e kishin hedhur në tik tok një person anonim, se sikur ne po genjemë, joo mor zotri ne nuk genjejmë, së pari dua të bëj me dije ty që e ke shpërndarë këtë video se kjo shtëpi ku bëhet fjal që e ka prish tërmeti nuk është as e vëllait tim Muratit as e Jasharit, por është shtëpia e Xhaxhait tim Muharremit, i past drit shpirti se nuk jeton më, se ai aty mbrapa kurrizit tim Vella nuk është babai im por xhaxhai, sikurse dallon fare qartë në fotografi mbrap korrizit tim vëlla Muratit, dhe nëse ju dyshoni për pik apo presje shkoni në Bashki dhe verifikoni dekumentat, në fisin tonë tërmeti ka prishur 3 shtëpi i cili 2 janë në proçes e sipër rregullimit, ose ose rri në hallin tënd, rri në shtëpin tënde se spo të kërkon askush gjë, rri në hallin tënd se është shum von të kërkohet be tek ne.

Beja duhet të na u kërkonte në kohen e protestës atëherë të kishte lezet zakoni dhe burrnija, por jo të ikësh nga shtëpija jote e të hapësh gurore në shtëpin time, e të punosh sipas qefit dhe shtëpit 200 metra larg kjo nuk bën, të rrahësh 2 vëllezër një grup prej 10/12 përsonash të armatosur dhe me huj kjo ska lezet, të rrihet barbarisht edhe kur bjen rat burri, këtë zakoni nuk e ka, të më bësh video duke rrahur 2 vëllezer dhe ta hedhësh në rrjete sociale me qëllim se ja ç’fare të bëjmë ne apo ja kush jemi ne kjo për mua ska lezet.

Dhe së fundi dua të falenderoj shum mediat. Mqse mu dha rasti sonte, faleminderit shum të gjitha mediat pa dallime pa përjashtim për ndihmën që na keni dhëne në te drejten e zotit! Faleminderit shum me respekt Lulzim Kadri Maja!/tpz

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne