Vetëdija pas luftës së Gazës!

Ahmed Es-Sejid

Ndër gjërat më të rëndësishme që duhet ruajtur pas ndalimit të luftës në Gaza është vetëdija dhe vigjilenca që u fituan gjatë dy viteve të fundit të mos lejohet shtrembërimi i së vërtetës, as zbukurimi i fytyrës së kriminelëve që janë mësuar të korrin lavdi vetëm pas krimeve të tyre.

Një nga arsyet më të mëdha që çuan në ndalimin e luftës ishte ndryshimi i imazhit të “entitetit pushtues” në sytë e botës. Këtë e pranoi hapur edhe vetë Trump për Netanyahun. Për këtë arsye, beteja për imazh dhe për mediat do të jetë thelbi i fazës së ardhshme për ta, përmes makinerisë amerikane të komunikimit.

Megjithatë, ky aspekt nuk është çështja jonë kryesore për momentin. Sepse imazhi i entitetit sionist tashmë është i njohur për shumicën e popujve myslimanë dhe lufta nuk bëri tjetër veçse ta zbardhte më shumë, edhe pse disa, para Gazës, kishin rënë në dyshim e kishin thënë: “Palestina nuk është çështja ime.”

Ajo që ka më shumë rëndësi tani është imazhi i atyre që u zbuluan si filo-sionistë, në të gjitha format e tyre: sionizmi mediatik, sionizmi politik, sionizmi ideologjik dhe madje edhe ai fetar ai që u ushqye nga disa rryma që prej kohësh janë në armiqësi me çdo formë të angazhimit islamik.

Këta filo-sionistë, armiq të punës islame veçanërisht ata që mbajnë maskën e politikës kanë zakon që, pas çdo lufte, të paraqiten sikur s’kanë bërë asgjë dhe të përfitojnë nga frutat e fitoreve të përbashkëta. Kjo është një fatkeqësi që Zoti nuk e do, dhe dëshmia për këtë qëndron në faktin se Ai vetë, në Kuranin e shenjtë, i zbuloi hipokritët: u përmendi gënjeshtrat, mashtrimet dhe shtirjet e tyre në dhjetëra ajete madhështore.

Prandaj, ruajtja e vetëdijes për këtë realitet është detyrë.
Është një metodë kuranore dhe një qëllim i qartë fetar një dritë që s’duhet lejuar të shuhet pas heshtjes së topave.
“Zgjimi i ndërgjegjes është një dhuratë që Zoti ia ka dhënë këtij umeti përmes sprovës së Gazës. Le ta çmojmë këtë dhuratë hyjnore dhe ta shfrytëzojmë në mënyrën më të mirë.”/kohaislame

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Na ndiq